“Si një gruaja e mirë kur i bie burri në burg”, reagimi i Klop për pritjen e Van Dijk te Liverpuli

Liverpuli nuk arriti të fitonte në derbin ndaj Everton, por humbja më e madhe ishte dëmtimi i Van Dijk. Mbrojtësi i njohur u dëmtua pas përplasjes me portierin kundërshtar, Pickford, duke u detyruar që të lërë fushën e blertë.

Ishte vetëm minuta e 11 e takimit dhe dëmtimi i Van Dijk u duk serioz. Gjithashtu edhe mënyra sesi Jurgen Klop është shprehur për mediat tregon se mbrojtësi holandez do të mungojë për një kohë të konsiderueshme, megjithëse afati nuk jepet saktësisht.

“Asgjë nuk është e qartë, ne nuk duam që të përcaktojmë ndonjë afat kohor për kthimin e Van Dijk. Nuk dihet sesa do të zgjas rikuperimi, por nuk do të kthehet brenda pak kohësh. Sidoqoftë ne duhet ta presim atë si një grua e mirë që pret burrin i cili ka përfunduar në burg për disa probleme”, ka thënë Klop. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online