Këtij i thonë durim, 12 vjet pritje për ndeshjen e dytë në Bundesligë!

Filip Çauner është një portier 31-vjeçar me shumë mundësi i panjohur jashtë Gjermanisë, por ndërkohë ai ka vendosur një rekord personal, pasi zbriti në fushë të shtunën në sfidën Mainc-Hanovër.

Portieri i Hanovërit ka luajtur me 4 klube në karrierën e vet: Nurenger, 1860 Mynih, Sant Pauli dhe tani Hanovër.

Në 22 tetor 2005 debutoi në Bundesligë për Nurenbergun, duke luajtu 44 minutat e para dhe të fundit në Bundesligë për atë sezon, por edhe për 12 vitet pasardhës.

Më pas, Bundesliga 2 gjithë jetën, deri në vitin 2015, kur kaloi falas tek Hanovëri. Një sezon në Bundesligë, 34 ndeshje në stol, asnjë minutë në fushë dhe zbritje nga kategoria.

Durim, Çauner nuk u dorëzua dhe Hanovëri e shpërbleu: sezonin e shkuar titullar fiks në Bundesligën 2, këtë sezon jo vetëm që është ngjitu në Bundesligë dhe ka luajtur ndeshjen e parë pas 12 vitesh aty, por e ka bërë edhe duke mbajtur shiritin e kapitenit.

Ky po që është shpërblim për përpjekjet në karrierë, edhe pse pak si vonë, por nuk duhet harruar që portierët luajnë shumë më gjatë se futbollistët e tjerë dhe Çauner ka edhe disa sezone të mira përpara, ndoshta në Bundesligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online