Mançester Siti po zhvillon miqësore dhe fazën përgatitore në Azi, ndërsa Pep Guardiola ka një shqetësim të madh. Trajneri i kampionëve të Anglisë ndihet keq nga kalendari i tmerrshëm dhe lëshon alarmin.
Sezoni i gjatë dhe koha e shkurtër për të pushuar po i “shkatërron” lojtarët. Spanjolli jep një shembull me Riad Mahrez. Algjeriani fitoi Kupën e Afrikës me kombëtaren e tij para gjashtë ditësh, ndërsa me 9 gusht nis sezoni i ri i Premier Ligës.
“Ne po përgatitemi të nisim sezonin e ri, por nga ana tjetër kemi një lojtar si Mahrez, i cili sapo ka mbyllur sezonin e fundit. Ky kalendar është një çmenduri. Të vazhdosh në këtë formë është absurde dhe herët apo vonë do t’i vrasim futbollistët”, thekson Pep Guardiola.