Kërkonte Kosovën në hartën e Serbisë, Dalipi i kthehet boksierit serb: Nuk ka qenë kurrë e juaja, përshëndetje nga Shqipëria e Madhe!

Në Serbi vazhdon e njëjta mëndësi dhe shpeshherë sportistët e gazetarët nuk arrijnë që të ndahen nga pjesa tjetër e personave që ngelen peng të së shkuarës. Këtë herë ishte boksieri serb, Darko Stokosic, që ka shkruar në rrjetet sociale: “Harta e Serbisë pa Kosovën në medaljet e kampionatit botëror të boksit që po mbahet në Serbi?”.

Qartësisht Stokosic ka mbetur i zhgënjyer dhe e kërkonte ende përfshirjen e Kosovës në hartën e Serbisë, por përgjigja e menjëhershme i erdhi nga menaxheri i sporteve luftarake në MMA, Evren Dalipi.

“Kosova nuk ka qenë kurrë Serbi, nuk do të jetë kurrë, Kosova është shtet i pavarur për 13 vjet, turp për një sportist çetnik si ju që përhap urrejtje etnike te njerëzit, ju duhet të jeni shembull për brezin e ri. Përshëndetje nga Shqipëria e Madhe”, shkruan Dalipi në “Instagram” për t’i treguar të vërtetën Stokovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online