Jep parashikimin për rezultatin e derbit, Tefik Osmani: Tirana fiton me Partizanin, po bisedojmë për të shituar 100% biletat

Tirana do të luajë kundër Partizanit dhe te bardheblutë po punojnë jo vetëm në stërvitje, por edhe me letra në procedura. Ajo që kërkohet është lejimi për stadiumin pa kufizime duke ditur se entuziazmi është i madh dhe “Air Albania” do të jetë plot nëse Qeveria bën një lëshim si në rastin e Kombëtares. Ndërkohë Tefik Osmani, në prononcimin e dhënë për “Top Chanel” shprehet se derbi do të fitohet nga Tirana 2-0.

“Jemi munduar shumë që këtë ndeshje ta përjetojmë si të tjerat të kampionatit. Lojtarët duhet të stërviten mirë dhe më pas të zbatojnë detyrat e trajnerit. Nëse e bëjnë, atëherë suksesi është i sigurt. Kemi nxjerrë në shitje biletat sipas rregullores. Jemi në bisedime që të shiten 100% biletat për derbin, pasi ky derbi e meriton të mbushet stadiumi dhe e ka treguar se e mbush. Për momentin biletat kanë dalë me kufizimet e vendosura, shpresoj te përgjigja pozitive. Ne që kemi luajtur futboll e dimë se derbi fitohet. Parashikimi im? Fitojmë 2-0”, tha Osmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online