Do të ishte një histori me fund të bukur, Di Maria po mendon të kthehet te ekipi ku e nisi karrierën

Një tjetër yll i madh që është në përfundim të karrierës. Di Maria është pjesë e Benfikës, por të dyja palët nuk kanë diskutuar për vazhdimin e kontratës. Në media ka qarkulluar lajmi se argjentinasi po mendon të largohet nga Europa.

Për të ka mbërritur një ofertë nga Flamengo në Brazil, por Di Maria është pranë rikthimit në shtëpinë e tij, atje ku e nisi karrierës. Bëhet fjalë për ekipin e Rosarios, që i ka ofruar mundësinë Di Marias për ta mbyllur karrierën në këtë ekip. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/