“Kërkon 50 milionë euro neto”! Presidenti i Barcelonës i mbyll derën Mbapesë: Nuk  fitojnë dot as Champion League-n

Kilian Mbape është kthyer në një çështje për PSG-në. Lojtari francez dëshiron të provojë veten në një tjetër kampionat dhe gjigantët spanjoll kanë qenë emrat që janë lakuar së tepërmi. Ndërkohë vetë presidenti i Barcelonës ka zbuluar se ylli i ri i Francës kërkonte një pagë pre 50 milionë eurosh neto. Ndërkohë një thumb ka pasur si për Halandin, teksa është shprehur se nuk mund të shpenzohen shifra të tilla për futbollistë që nuk kanë fituar as Champions League-n.

“Nuk do të ndodhë më të hyjmë në një dimension çmendurie. Mbappé kërkon 40-50 milion neto. Ai kërkon 50 neto. Mbappé është në nivelin e super majave. Më pas nuk fitojnë Champions as njëri as tjetri. Edhe kjo duhet marrë parasysh. Duke folur për rrogat 25, nuk do ta bëjmë me 30 apo 40 neto. Do të ishte një shkelje krahasuese për lojtarët që thirren të jenë referencë në botën e futbollit që janë te Barça dhe sapo kanë filluar. Ne nuk jemi do ta bëjmë, as nuk duam”, ka deklaruar Joan Laporta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online