Kërkesat e shumta për Sançon, deklaratë e fortë nga Dortmundi

Xhejdon Sanço është e sigurtë se do të jetë lojtar i Dortmund të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Këtë lajm e ka dhënë vetë drejtori sportiv i klubit verdhezi. Hans-Joakim Vacke është shprehur për mediat, se anglezi do të qëndrojë tek Borusia Dortmund dhe nuk ka diskutim për këtë. Ai gjithashtu tha se nuk ka asnjë ofertë për 18-vjeçarin, pasi të gjithë e dinë se Sanço nuk lëviz nga këtu.

“Të gjithë e dinë se Xhejdon do të luajë për ne vitin e ardhshëm. Ky është një fakt. Ai nuk largohet për asnjë çmim. Të gjithë në Europë e dinë këtë dhe askush nuk na ka kontaktuar”, theksoi ai.

I pyetur rreth një klauzole rikthimi tek Mançester Siti, Vacke u përgjigj: “Ne kurrë nuk japim informata për detajet e kontratës”.

Sanço ka bërë një sezon ëndrrash, duke regjistruar paraqitje fenomenale. Ylli anglez edhe pse akoma adoleshent konsiderohet si e të tashmja dhe e ardhmja e futbollit botëror. Ai ishte përfolur për një ktjim në Premier Ligë në një nga klubet e Mançesterit, por Vacke mbyll çdo spekulim me këtë qasje të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online