Mbape te Reali? PSG nis të lëvizë “gurët”

PSG pritet të blindojë yllin e saj, Kilian Mbape. Francezët duan t’i paraprijnë ofertave tunduese të Realit të Madridit kundrejt 20-vjeçarit. Madrilenët kanë treguar interes të vazhdueshëm për francezin dhe parizienët i shqetëson ky fakt.

Kontrata aktuale e yllit francez skadon në vitin 2020. Zyrtarët e klubit kanë nisur lëvizjet për të siguruar edhe për shumë vite shërbimët e Mbapesë. Sipas drejtori sportiv Antero Henrike dëshiron të firmosë marrëveshjen e re me kampionin e Botës sa më shpejt të jetë e mundur.

Kujtojme që Parisi e mori në këmbim të 180 milionë eurove nga Monako dhe kurrsesi nuk dëshiron ta lërë të largohet një nga lojtarët kyç të skuadrës. Mbape ka shfaqur një formë të qëndrueshme duke realizuar 34 gola me PSG dhe kombëtaren franceze këtë sezon. Shifra të frikshme për moshën që ka, duke e vendosur veten përkrah yjeve si Mesi, Ronaldo apo Levandovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online