Mbrojtësi i Tiranës, Dorian Kërçiku bëri një ndeshje shumë të mirë në krahun e djathtë, ku fitoi shumë duele me Mensah dhe Asanin. Pas ndeshjes, Kërçiku foli për “Supersport”, ku u shpreh:
NDESHJA – “Mendoj se ne bëmë një ndeshje shumë të mirë si skuadër. Patëm shumë raste dhe fati nuk ishte me ne sot. Shpresoj të rikthehemi te fitorja në javën tjetër”.
VITI I RI – “Fazën përgatitore e bëmë shumë të mirë. Me ardhjen e Memës në pankinë kemi bërë ndeshje të mira, por fati nuk ka qenë me ne. Në 2019-ën, kemi qenë më me shumë fat dhe kemi marrë rezultate pozitive”.
SHTYLLA – “Humbëm shumë raste në pjesën e parë dhe e ndjeva në dhomat e zhveshjes se mund të ndëshkoheshim nga një episod. Shyqyr zotit topi shkoi në shtyllë dhe nuk u ndëshkuam”.
E ARDHMJA – “Kam dhe një vit kontratë me Tiranën dhe këtu në Shqipëri, nuk lëviz askund veç Tiranës. Nëse më bëhet më mirë për të luajtur jashtë, e di presidenti dhe mund të lëviz”,- tha Kërçiku.