Diego Kosta u rikthye tek Atletiko Madrid, duke lënë Anglinë, kjo për shkak se gjërat tek Çelsi nuk shkuan aspak pirë. Gjithsesi, braziliani duket se është i pakënaqur dhe në Spanjë. Siç “Marca” raporton autori shtatlarti ka kërkuar nga klubi që të rishikojë kontratën e tij.
30-vjeçari ka theksuar se nëse paga e tij nuk arrin atë të antuan Grizaman i do të shqyrtojë mundësinë për t’u transferuar në Kinë. Duhet të jetë e vështirë për Atletikon që të bëjë një modifikim në kontratën e sulmuesit, por në anën tjetër nuk dëshiron që të humbasë shërbimet e tij.
Kosta ka nënshkruar deri në vitin 2021, por nëse ky pretendim i lojtarit nuk ulet pak, atëherë do të kthehej në një konflikt që mund t’i çonte palët drejt divorcit. Mendohet se Kosta merr një pagë prej 7 milion pafundësh.