Ditët e fundit ka qarkulluar në media lajmi se qeveria iraniane ka kërcënuar lojtarët e ekipit të tyre kombëtar me jetët e familjarëve të tyre. Shkak është bërë vendimi i futbollistëve për të mos kënduar himnin e tyre në Kampionatin Botëror. Qeveria e Iranit ka kërkuar që ndaj SHBA-ve të këndohej himni nga lojtarët.
Duket se kërcënimet nuk kanë qenë thjesht një thashethem mediatik, teksa futbollistët e Kombëtares nga Lindja e Mesme kanë kënduar himnin e tyre përpara sfidës vendimtare kundër SHBA-ve. Sigursht që në fytyrat e tyre dallohej qartë mungesa e dëshirës teksa këndonin, ndërsa dy prej futbollistëve vazhduan protestën e tyre duke refuzuar himnin kombëtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/