VIDEO/ Edhe arbitri shkon të shohë a është gjallë! Kaisedo shpërthen në lot dhe me zor e mbajnë këmbët, lojtarët e ngushëllojnë pas eliminimit

Moises Kaisedo e ka përjetuar shumë eliminimin e Kombëtares së tij nga Kupa e Botës. Ekuadorit i mjaftonte vetëm një barazim kundër Senegalit, por nuk ia doli dot të ndalte ekipin afrikan. Kaisedo shënoi golin e barazimit të përkohshëm, por Kulibali i rrëmbeu kualifikimin vetëm tre minuta më vonë. Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit kryesor, lojtari i Ekuadorit është shtrirë përtokë i shkatërruar, duke qendruar i palëvizur më shumë kohë.

Gjendja e tij ka shqetësuar edhe arbitrin, i cili shkon të kontrollojë nga afër nëse gjithçka është në rregull me të. Më pas pranë tij afrohen edhe shokët e ekipt, të cilët mundohen ta ngrenë nga fusha. Por Kaisedon me zor e mbajnë këmbët, teksa lojtarët e tjerë të Ekuadorit përpiqen t’i japin forcë dhe të ndalojnë lotët e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online