“Patjetër që do vinte ky dështim”, Rraklli analizon Gjermaninë: Nuk fitohet Botërori me Tomas Mylerin

Gjermania vazhdon të ketë luhatje, duke vënë madje në rrezik edhe kualifikimin nga faza e grupeve në këtë Kupë Bote. Për të analizuar faktorët që kanë ndikuar në krizën e rezultateve të “pancerave” ka folur një lojtar që e njeh mirë futbollin gjerman. Altin Rraklli, një ish-lojtar i Bundesligës, ka folur për emisionin “Sport Magazine” të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”, ku është shprehur se nuk mund të pretendohet fitimi i Botërorit me lojtarë të një moshe të madhe, ndër të cilët përmend edhe Tomas Mylerin.

“Që të analizojmë sot Gjermaninë, duhet të kthehemi te këto 4-5 vitet e fundit, sepse kanë lidhje me njëra-tjetrën për mendimin tim. Qysh në kohën e trajnerit Lëv, Gjermania nuk ishte më ajo e 10 viteve, kur fitoi Kampionatin Botëror. Ndryshoi komplet modulin e saj. Po me të njëjtët lojtarë, nuk bëri asnjë ndryshim në filozofinë e vetë. Është e njëjta Gjermani (me atë të 4 viteve më parë), po me të njëjtët lojtarë me një moshë më të madhe, po me të njëjtin sistem loje dhe patjetër që do vinte ky dështim që erdhi para 4 viteve dhe që po sigurohet edhe në këtë Kampionat Botëror. Nëse e vini re, megjithë respektin e madh për atë që ka dhënë për futbollin gjerman e për ekipin kombëtar, Tomas Myler nuk mund të jetë më pjesë e ekipit kombëtar. Nëse ti do të fitosh Kampionatin Botëror, nuk mund ta fitosh më me Tomas Mylerin. Kjo gjë duket shumë-shumë qartë. Një nga gabimet e këtij trajneri”, ka thënë Altin Rraklli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online