Lille theu hegjemoninë e PSG-së dhe arriti të shpallej kampione e Francës. Një parashikim i përmbushur ky nga Burak Yilmaz. Lille hodhi një hap pas javën e shkuar me atë barazim kundët Saint Ettiene, që i rrezikoi disi pozitat duke e dërguar diferencën me parisienët në vetëm 1 pikë. Por kjo nuk e ka lëkundur aspak besimin e sulmuesit turk.
Në rrugën drejt dhomave të zhveshjes, Burak Yilmaz i flet shokëve të ekipit që të mos shqetësohen aspak pasi javën e ardhshme do të jenë kampionë. Fjalë këto që në fund dolën të vërteta, teksa Lille ia doli të ngrejë lart trofeun e Ligue 1.
“Mos u shqetësoni, do jemi kampionë. Mos u shqetësoni. Jemi qenë të luftës. Do jemi kampionë javën e ardhshme. Do ta shikoni. Kundër të gjithëve. Keni për ta parë”, dëgjohet të thojë Burak Yilmaz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/MessiIizer/status/1396554775118942210