“Kemi mikpritje për trajnerët që vijnë nga mëma Shqipëri“, Zylbehari tregon garën për titull në Maqedoni: Janë vetë tre emra, Shkëndija, Struga dhe Shkupi

Faton Zylbehari ka folur në një lidhje paralele nga Tetova për emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“. Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka treguar gjendjen në kampionatin maqedonas, ku tre ekipe shqiptare janë në garë për titullin kampion. Zylbehari vlerëson edhe punën e bërë nga Shpëtim Duro, i cili tashmë drejton Strugën dhe është pranë fitimit të trofeut të kampionit.

“Shpëtim Duro, po përdor zhargonin e Formula 1, është në pole-position për të fituar titullin kampion, gjithashtu është edhe në finale të Kupës. Nëse do të fitojë në trofe do të jetë vazhdim i një pune që ka nisur këtu në Maqedoninë e Veriut. Shpëtim Duro ka bërë një punë të shkëlqyer te Shkëndija dhe tani te Struga. Shqiptarët janë karakterizuar gjithmonë për mikpritjen, sidomos për trajnerët që vijnë nga mëmë Shqipëria. Dera do të jetë gjithmonë e hapur për ta. Gara për titullin kampion ka vetëm tre emra, Shkëndija, Struga dhe Shkupi. “, ka thënë Faton Zylbehari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online