Dalipi zbulon detajin për trasferimin e Simonit te Frankfurti: Në ndeshjen që e panë gjermanët pësoi 5 gola

Në një periudhë kur porta e Kombëtares shqiptare gjendet në vështirësi, Simon Simoni del në skenë si një alternativë për të mbrojtur katërkëndëshin e kuqezinjve. Edmond Dalipi e sheh portierin 19-vjeçar si të ardhmen e ekipit tonë kombëtar, si dhe ka zbuluar edhe një detaj mjaft interesant për transferimin e tij te Ajntrakti i Frankfurtit. Dalipi ka treguar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ se skautët e klubit gjerman e panë nga afër portierin në ndeshjen kundër Flamurtarit, në të cilën ai pësoi 5 gola. Por besimi te cilësitë e Simonit ishin të palëkundura dhe goleada e pësuar nuk ndikoi aspak në transferimin e tij në Gjermani.

“Portierët kanë jetëgjatësi më të madhe në futboll, sepse e nisin karrierën më vonë. Por ky kishte fatin që në moshën 17 vjeç luajti në Superiore. Ai ka të gjitha cilësitë që duhet të ketë një portier. Është i mirë me daljet e tij, di të luajë në lojën me këmbë. Madje po ju tregoj diçka. Ndeshjen që kanë ardhur për ta parë gjermanët, ne kemi luajtur me Flamurtarin dhe jemi mundur 1-5. I marrin të gjitha ata, i shohin, nuk ka rëndësi sa gola pëson. Ai është e ardhmja e ekipit kombëtar”, ka zbuluar Edmond Dalipi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online