“Ilir Daja ka krijuar identitet“, gazetari tregon përjashtimin për trajnerin kryeqytetas: Po të ishte nga Kosova, do të diskutohej largimi i tij

Ballkani i Ilir Dajës gjendet larg ecurisë së sezonit të shkuar. Kampionët në fuqi të Kosovës kanë konkurencë të fortë për të fituar trofeun në fund të sezonit. Në një lidhje paralele me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, Naim Selmani ka komentuar punën e bërë nga Ilir Daja në krye të skuadrës suharekase. Gazetari i “Klan Kosovës” shprehet se nëse një trajner nga Kosova do të ishte në pozitat e Dajës, atëherë do të ishte diskutuar largimi i tij. Por Selmani e sheh Ilir Dajën si një rast përjashtues, për hir të identitetit që ka krijuar te Ballkani.

“Lokomotiva e Ilir Dajës ecën, por disa nga vagonët e tij nuk ecin në mënyrën si jemi mësuar t’i shohim në sezonin e kaluar. Diçka i mungon skuadrës. Por mendoj që te Daja është një përjashtim. Po të ishte një trajner nga Kosova në pozitën e tij te Ballkani, deri tani do të ishte diskutuar pozita e tij në klub. Por po flasim për një trajner që ka krijuar diçka te skuadra e Ballkanit. Ka krijuar identitet, ka krijuar lojë dhe ka krijuar një Ballkan që edhe po të largohet ai, Ballkani që ka krijuar një lojë që e identifikon atë“, është shprehur Naim Selmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online