Këmbëngulja për Mihajn, në Greqi zbulojnë premtimin e Panuçit

Enea Mihaj është një nga risitë e kombëtares për ndeshjet kundër Izraelit dhe Skocisë. Mbrojtësi 20-vjeçar në të shkuarën nuk e kishte pranuar ftesën, por tanimë është bindur të veshë ngjyrat kuqezi.

I lindur në Greqi, Mihaj ka pritur një ftesë nga helenët, por nuk i ka shkuar një e tillë. Kristian Panuçi, trajneri i kombëtares, ka luajtur një rol të rëndësishëm që i riu të pranojë të luajë për kombëtaren e tij të origjinës.

Ndërkohë në Greqi tanimë zbulojnë edhe të tjera detaje. Sipas agriniopress.gr, Panuçi ka pasur një bisedë me trajnerin e Panaitolikos, Trajanos Dellas, dhe këtij të fundit ia ka shprehur se Mihajn e fton për të pasur një rol aktiv në kombëtare, çka lë të hapur mundësinë të debutojë ndaj Izraelit dhe Skocisë.

Rol në këtë mes ka pasur edhe miqësia e Panuçit me Dellas, pasi italiani e ka pasur shok skuadre te Roma trajnerin grek. Ish-qendërmbrojtësi ka luajtur për tre sezone me Romën, në periudhën 2002-2005.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online