Kejn “sulmon” kritikët: Jam në formë, i shënoj Interit dy gola dhe të gjithë heshtin!

Totenhemi doli pa pikë nga ndeshja me Liverpulin, të cilën e humbi me rezultatin 1-2. Pavarësisht rezultatit, të gjithë po merren me Herri Kejn dhe formën e tij jo të mirë sportive. Kritika të shumta për sulmuesin kryesor të Poketinos, i cili po has vështirësi pas eksperiencës në Botërorin e Rusisë me Anglinë, ku u shpall golashënuesi më i mirë i kompeticionit.

Sulmuesi ka reaguar kundër kritikëve dhe sheh përpara. Totenhemi do të vizitojë Milanon të martën për t’u përballur me Interin në Champions dhe Kejn shpreson të shënojë për t’i dhënë fund kritikave.

“Nuk luajtëm mirë përballë Liverpulit, por ne e dimë që mund të bëjmë më mirë si skuadër dhe kjo është e pamohueshme. Unë ndihem në formë, ndihem i fortë dhe po të mos ishte kështu, trajneri nuk do të më aktivizonte në ndeshje. Besoj shumë te vetja dhe shpresoj të bëj dy gola kundër Interin për t’i bërë të heshtin të gjithë kritikët. Përballë Interit do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë, por ne do të bëjmë lojën tonë me qarkullim topi”, komenton 25-vjeçari i Totenhemit për “The Mirror”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *