E gjithë vëmendja sportive këtë javë në Angli është e përqendruar në super sfidën e ditës së nesërme, Totenhem – Liverpul. Jo vetëm një përballje midis dy klubeve, por edhe një betejë midis dy liderëve respektivë. Herri Kejn përball Mohamed Salah.
Fillimi i këtij sezoni nuk ka qenë i duhuri për të sapo graduarin kapiten të “gjelave”, Herri Kejn i cili ka shënuar vetëm një gol në 4 javët e para. Situata pak më ndryshe paraqitet në kampin e kuq për Salah, i cili ne 4 javët e para përveçse ka marrë pikë të plota ka gjetur edhe 2 herë rrugën e rrjetës.
Herri Kejn ka një mesatare 1 gol çdo 179 minuta në këto jave të para, krahasuar me gol çdo 96.4 minuta në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar.Ndërkohë egjiptiani vjen në sfidën ndaj londinezëve me gol çdo 169 minuta këtë sezon, krahasuar me golin që sezonin e kaluar vinte çdo 93.6 minuta mesatarisht.
Në statistika dhe shifra egjiptiani i “The Reds” triumfon lehtësisht ndaj anglezit. Ajo çfarë do të na rezervojë fusha mbetet për tu zbuluar ditën e nesërme në orën 13:30.