Daja dhe vendimi i KAS, Vangjeli ka një mesazh

Skënderbeu udhëton drejt Vlorës, ku të hënën do të përballet me Flamurtarin. Një ndeshje e vështirë, sikurse edhe shprehet mbrojtësi Kristi Vangjeli. “Është ndeshja e radhës, kundër një ekipi të mirë që ka pësuar shumë ndryshime”, shprehet fillimisht lojtari i linjës së djathtë.

Vangjeli flet edhe për faktin që Daja mund të jetë një “armë” e vlonjatëve kundër Skënderbeut. “Besoj se dimë më shumë ne se çfarë do t’i japë ekipit kundërshtar trajneri Daja. Kemi punuar me të për 18 muaj dhe e njohim mirë”, është shprehur mbrojtësi në “Supersport”.

Gjatë verës Vangjeli u lakua për një kalim te Flamurtari: “Unë jam lojtar i Skënderbeut. Janë zëra merkatoje, i respektoj të gjitha klubet. Trajneri dhe presidenti Takaj më bindën të qëndroj këtu”.

EKIPI AKTUAL – “Është një ekip që kërkon me kohë, me djem të rinj. Drejtuesit dhe trajneri i kanë dhënë besim. Presim një vendim pozitiv nga KAS. Nëse do ishte ndryshe, ju e dini si ka qenë Skënderbeu, me shumë lojtarë cilësorë. Tani u jepet mundësia të tregojnë vlerat djemtë e rinj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online