Keita “interist që në djep”, mesazh ngacmues për juventinët

Keita Balde është prezantuar zyrtarisht si një lojtar i Interit. Ai debutoi në ndeshjen e humbur me Sasuolon dhe zbulon tratativat me klubin e ri. Senegalezi është ndër të paktët lojtarë, që nuk trembet nga Juventus dhe është gati për të sakrifikuar për ngjyrat zikaltër.

Inter – “Historia e klubit më nxiti të vija këtu. Inter më pëlqente që kur isha i vogël dhe luaja me moshat e Barcelonës. Kur Inter të kërkon nuk është e vështirë të marrësh një vendim. Kalova mirë te Monako dhe i falënderoj, ashtu siç falënderoj Interin që më solli këtu. Sapo mora vesh për interesimin e klubit, u përgjigja menjëherë pozitivisht.”

Spaleti – “Ai është një trajner me eksperiencë të madhe, i cili e njeh mirë futbollin italian. Më kanë folur të gjithë mirë për të dhe mendoj që do të përmirësohem shumë këtu. Nëse më kërkon për të mbrojtur jam gati, sepse ndeshja luhet me top, por edhe pa top në këmbë.”

Juventus – “Ata nuk më frikësojnë dhe nuk duhet t’i druhemi asnjë ekipi. Të përqendrohemi te vetja jonë dhe të punojmë për të fituar ndeshjet tona.”

Roli dhe numri – “Nuk kam ndonjë rol të preferuar, por mund të bëj mirë në katër pozicionet ofensive. 14 nuk e mora sepse e kishte Naingolan, por kam zgjedhur numrin 11. Më pëlqen ky numër dhe e kam patur, kur luaja më moshat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *