Keidi Bare “pushton” Malagan: nga tifozët deri tek drejtuesit i gëzohen talentit shqiptar, i cili javën e shkuar luajti për herë të parë si titullar dhe bindi, duke debutuar të shtunën në La Rosaleda, ndaj Lugos.
Një paraqitje madhështore, një “bishë” në mesin e fushës, aq sa pas ndeshjes të gjithë kishin në gojë vetëm 21-vjeçarin shqiptar. Një leksion për veteranët e ekipit, sepse me Baren në fushë mesfusha është shumë më agresive dhe dy fitore rresht nuk janë rastësi.
Trajneri Huan Munjiz foli edhe për Baren pas fitores ndaj Lugos: “Kur flasim që një lojtar i të rinjve bëhet titullar, është sepse ka treguar shumë gjëra. Nuk kishim asnjë dyshim. E ka merituar gjithçka po arrin, ka luajtur dy ndeshje shumë të mira“.
Tashmë talenti i Shqipërisë është titullar, varet veç prej tij që të konfirmohet te Malaga dhe të bëhet lojtar i rëndësishëm edhe te Shqipëria, aty ku jemi në emergjencë totale.
MCFTV| ? …Y con el ’35’… ¡Keidi Bare!
? ¡El jugador albanés debuta hoy como malaguista en #LaRosaleda! ?#VamosKeidi #MálagaLugo?? pic.twitter.com/jzqInyrSmJ
— Málaga CF (@MalagaCF) January 19, 2019