“Ke ende shumë për të larë”! Drejtori i Dinamos i kthehet Marko Pontrelit: Flet për “djaj”, ka harruar të shoh veten në pasqyrën

Ish-presidenti i Dinamos, Marko Pontreli, reagoi menjëherë pas eliminimit të Dinamos nga Kupa e Shqipërisë. Italiani është shprehur se në këtë klub ka vetëm “djaj” si për të rritur më tepër dozën e kritikave. Ndërkohë një reagim ka pasur drejtori i Dinamos, Ermal Barushi, i cili ka bërë një status në “Facebook”.

Në bazë të këtij reagimi thuhet se Pontreli ka pasur më shumë borxhe të pashlyera te njerëzit që e ringjitën ekipin në Superiore. Sipas Barushit, Pontreli që flet për hiena ka harruar që të shoh veten në pasqyrë para se të komentojë të tjerët.

“Nuk mund te rrija dot pa komentuar nje status te nje njeriu qe i ka shume borxhe te pa shlyera morale dhe financiare njerezve qe ndihmuan, punuan dhe kontribuan per rrikthimin e ketij klubi Legjendar ne tavolinen e madhe te futbollit Shqiptare. Me vjen keq se hipokrizia e ketij njeriu kerkon te perfitoj akoma nga ky ambjent, te perfitoj dhe njekohesisht te ngaterroj keta tifoza qe per vite e kane ndjekur kete skuader hisorike.

Ky njeri i pamoralshem ( truffator ) na flet per hiena, u dashka nisur nje pasqyre qe te shohi veten çdo mengjes. Na flet dhe per kopetence nje ”kopetent,, qe kush e di sa here ka perdorur besimin, emrin dhe parate e njerezve te klubit per te arritur qellimet e tije abuzive, Zoti e falte.

Na flet per djajte, dua ta siguroj qe ne kete shtepi koha e djajve ka ikur qe kur tavolina jote u shkalafit, te them qe kjo shtepi do fusi brenda vetem njerez qe derdhin gjak per kete fanelle, njerez qe do jetojne 24 ore me kete emer.

Po na flet per abuzim ky njeri i çorjentuar mental qe akoma sot e kesaj dite ka shume llogari per te lare. I drejtohet tifozeve dhe ne me nje fjale ” t,ju vi turp,, me vjen per te vjell si nje drejtus klubi, nje si ju, qe i keni jetuar ditet e veshtira me mua me pare. Turp per ty !

I drejtohem tifozave ambjentit, ky klub ka nje emer Adrian Bardhi, ky klub ka bere me te miren e mundeshme per nje kohe rekord. Ne po behemi gati te kalojme ne nje etape tjeter, te hyme ne qendren tone sportive dhe te marshojme vetem perpara!”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online