“Jemi ende në garë”! Diferenca e madhe me Interin, trajneri i Juventusit nuk heq ende dorë nga Skudeto

Ditën e dielë, Juventusi do të përballet në ndeshje direkte me Atalantën për vendin e katërt në kampionat. Por gjithashtu bardhezinjtë janë në garë për titullin kampion, pasi diferenca me Interin është vetëm 11 pikë. Trajneri Allegri, në konferencën për shtyp u mundua t’i mbajë të karikuar lojtarët e tij, por edhe me këmbë në tokë duke u treguar realitetin.

“Skudeto? Ne jemi në garë. Jemi 11 pikë larg nga Interi dhe kemi një ndeshje direkte me Atalantën. Të dielën do të na duhet të jemi të gatshëm. Megjithatë do të luajmë “kokë më kokë” deri në fund të sezonit”- u shpreh Allegri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online