Kategoria e Parë, si kurrë në histori

E kishit imagjinuar ndonjëherë Tiranën në Kategorinë e Parë, që është praktikisht e dyta, përtej emërtimit absurd? Me siguri jo.

Sezoni i ardhshëm në Kategorinë e Parë do të jetë i çmendur: Tirana e Dinamo do të luajnë derbin (nëse vendosen në një grup), por janë edhe Besa, Tomori, Besëlidhja, Bylisi e Apolonia, ndër të tjerë.

Nuk do të jetë Elbasani, që ka imituar Tiranën, duke zbritur në skëterrën e Kategorisë së Dytë.

Natyrisht, të shumtë janë atë që shpresojnë te ndonjë revolucion nga FSHF-ja, me ndryshim skeme e zgjerim të Superiores, por në bazë të rregulloreve, kjo është e pamundur. Edhe me logjikë, është e pamundur që të ndryshohen kampionatet vetëm sepse ra Tirana, përderisa nuk u ndryshuan strukturat kur ranë Dinamo e Partizani, apo Flamurtari. Precedenti do të ishte i rrezikshëm, sepse një klub do të bëhej i paprekshëm nga rënia nga kategoria, ndërkohë që vitin e ardhshëm mund t’i takonte ndonjë tjetër emri shumë të madh. Çdo vit ndryshim strukture?

4 thoughts on “Kategoria e Parë, si kurrë në histori

  1. Ndryshimi i struktures nuk duhet bere per Tiranen apo per Dinamon (fundja edhe po te ndryshoje struktura, Dinamoja prape nuk perfiton, se mezi po rri edhe ne ate kategorine e dyte qe FSHF i thote kategori e pare), por ndryshimi duhet bere ne vitet qe vijne, pavaresisht emrave, dhe duhet te njoftohet para nisjes se kampionatit, ne menyre qe rregullat te mos ndryshohen as ne mes e as ne fund te gares. Dhe ndryshimi duhet bere, sepse ka plot klube qe jane teper cilesore per t’i pasur nje kategori me poshte, qe pervec emrit dhe tradites, kane edhe stadiume me kapacitete te larta e te ndricuara, si Fieri e Elbasani. Po keshtu, Lushnja qe u kthye, bashke me Gjirokastren qe ia doli te qendroje, jane klube tejet cilesore dhe s’eshte normale qe te jene nen presion per t’u rrezuar prape, nderkohe qe mund te investojne per te permiresuar gjendjen e stadiumeve. Po nese bien, s’ka c’u duhet stadiumi me drita. Po keshtu, me sistemin aktual, Shkodra, Vlora, Durresi, do te jene te rrezikuara prape. Dhe dallim mes nje kategorie me poshte dhe kesaj me siper nuk eshte se ka. Lezha gjoja “inferiore” s’e pati problem te eliminoje Partizanin “e madh” qe pretendonte te dilte edhe kampion. Ndersa ne finale luan Korca me Tiranen qe ra. E perfytyroni dot cfare diskreditimi eshte kjo per skemen? Finalistja e Kupes luan nje kategori me poshte! Kjo do te thote se Lezha, Fieri, Bylisi etj. rrine kot atje poshte, sikurse edhe Dibra e Tirana qe bien, kane kapacitete qe te rrijne. Atehere c’kuptim ka te biesh e c’kuptim ka te rrish? Nese mes dy kategorive s’ka dallime, atehere per cfare kemi dy kategori? Me 10 ekipe kemi bere kampionat ne vitet 30. Akoma tani me 10 do rrime? Me e paketa 14, ne mos 16 ekipe shqiptare e meritojne kategorine superiore, qe ne fakt eshte kategoria e pare e qe FSHF i thote “superlige”. E meritojne si prej infrastruktures, ashtu edhe prej futbollit qe luajne. A e dini qe po ta nxirni Lezhen ne Kupet e Evropes, e kalon se paku nje tur? Po ja qe Lezha s’ngjitet dot nje kategori me siper! E pse? Sepse skema e penalizon. Dhe po kjo skeme nxit edhe shit-blerjen e arbitrimit… Ah, ketu me rri! Dhe une qe e zgjas! Po kjo skeme per kete duhet! Qe te bejne Jorgji e Meta leke!

  2. Ne keto momente te ndryshosh skemen e vendosur nje vit me pare eshte VRASJE dhe TURP per futbollin shqiptar. Nese do ndryshoje *sa e peshtire* se ra Tirana nga kategoria une mendoj se asnje ekip tjeter nuk do pranoje te marre pjese ne superligen shqiptare Ne Europe ju kane ndodhur ekipeve me emer te madh kjo renie dhe asnje here nuk jane diskutuar keto tema Turpin ta kene edhe ata qe i diskutojne keto vendime te marra ne menyre kolegjiale nje vit me pare

  3. e pse u dashka ndryshu rregullorja…meqe rane haxhiqamilsat!!!!ata duhet te kishin ra qysh vjet…po i ndihmuan…ne 1974 i ndihmoi mehmet shehu…diferenza midis renies se dinamos dhe partizonit…dhe ketyre eshte qe…DINAMON DHE PARTIZONIN..I ZBRITI SISTEMI..KETA I ZBRITI FUSHA E LOJES!!!

Leave a Reply to goni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *