Kategoria e Parë: Sërish ndryshim orari, luhen vetëm finale mbijetese

Kategoria e Parë luhet sërish në një ditë, ndërkohë që ka ndryshuar sërish orari. Një javë më parë të gjitha takimet nisën prej orës 17:00, kurse këtë herë luhet prej orës 16:00. Gara është e hapur vetëm në pesëshet e dyta, ku mbeten të përcaktohen ekipe që bien direkt dhe kush do të luajë ndeshje shtesë.

Në Grupin A Besëlidhja pret Korabin, kurse Erzeni Dinamon. Vllaznia kryesuese këtë javë është pushim. Në Play-out, Vora përballet me Shënkollin dhe do tentojë të mbajë gjallë shpresat për mbijetesë. Veleçiku kryesues pret Burrelin, me matjanët që synojnë të marrin të paktën një pikë. Iliria është pushim.

Në Grupin B, Besa-Oriku dhe Egnatia-Lushnja janë sfida që u shërbejnë skuadrave për të aktivizuar lojtarë të rinj. Në Play-out Turbina-Tomori është sfidë vendimtare. Fitorja synohet nga të dyja skuadrat, me beratasit që duan të ndezin shpresën për qëndrim në të Parën. Pogradeci-Apolonia është përballja tjetër në program. Elbasani është pushim.

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË – JAVA 26
E shtunë, më 11 maj 2019, ora 16:00

Grupi A | Play-off
Besëlidhja-Korabi
Erzeni-Dinamo
Vllaznia pushim

Grupi A | Play-out
Vora-Shënkolli
Veleçiku-Burreli
Iliria pushim

Grupi B | Play-off
Besa-Oriku
Egnatia-Lushnja
Bylis pushim

Grupi B | Play-out
Turbina-Tomori
Pogradeci-Apolonia
Elbasani pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *