Kastrioti u qetësua përpara kohe, Ndreu bën kërkesë për arbitrat: Kujdes, jo me teorinë e kompensimit

Kastrioti është qetësuar përpara kohe dhe tanimë e ndien veten të rrezikuar nga zona e ftohtë. Diferenca nga ndjekësi më i afërt, Bylis, është vetëm 7 pikë dhe në një kampionat si ky i këtij sezoni, nuk mund të quhet e sigurtë asgjë. Në prag të ndeshjes së radhës kundër Skënderbeut, trajneri Ndreu ka bërë edhe një kërkesë për arbitrat në prononcimin e dhënë për “Report TV”.

“E vetmja kërkesë që kisha unë, duke parë edhe disa momente të javës së kaluar, është se sektori i arbitrimit duhet të jetë shumë i kujdesshëm me analizimin e ndeshjeve të kaluara. Që do të thotë nëse është bërë një gabim këtë javë, mos të kompensohet javën që vjen.

Kam besim absolut që sektori i arbitrimit të jetë shumë korrekt siç ka qenë deri më tani, por kërkoj që të vazhdohet në këtë formë, që të mos kemi probleme me gjykimin. Nëse deri më tani kanë gjëra shumë të vogla, në të ardhmen kërkohet një punë shumë e kujdesshme që mos të bëhet teoria e kompensimit,”-u shpreh Ndreu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online