“Të q….a mamanë”/ Kamerat kapin sharjen e Rebiç pas golit, në gjuhën e vendlindjes

Ante Rebiç ishte heroi i Milanit në fitoren e djeshme kundër Romës, teksa kuqezinjtë ia dolën në shifrat 1-2. Në momentin kur Zlatan Ibrahimoviç do të linte fushën e blertë i dëmtuar u shuan edhe më tepër shpresat për të shkuar te fitorja, pasi vendasit sapo e kishin barazuar rezultatin.

Por një kthesë e bukur nga Rebiç dhe me gjuajtjen që përfundoi në cepin e rrjetës, solli edhe festën e madhe te Milani. Lojtari kroat shkoi menjëherë drejt kamerës dhe duke vendosur gishtin në fytyrë për të treguar “heshtjen”, ka sharë në gjuhën e vendlindjes së tij. Ende nuk dihet saktësisht se kujt i janë drejtuar ato fjalë, por sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për kritikat e shumta që janë adresuar së fundmi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online