Kastrioti ka përpiluar listën me të cilën do të nisë sezonin e ri, edhe pse ende nuk është një listë përfundimtare dhe do të ketë sërish përforcime.
Skuadra e drejtuar nga Elvis Plori do të niset për fazën përgatitore, që do të ndahet në dy pjesë, me dy javë në Pukë dhe më pas 2 javë në Slloveni.
Baza është ajo e sezonit të shkuar, sepse kanë qëndruar shumica e titullarëve, ndërsa janë larguar vetëm sulmuesi Kabiru Dumoje, si dhe mesfushori kosovar Mulaj.
Merkatoja ka afruar shumë lojtarë, kryesisht të rinj, si Patrik Bardhi në huazim nga Tirana, apo Dajan Shehi në huazim nga Teuta.
Portieri Bruno Puja është afruar nga Besa, mesfushori Aleksandros Abdel Rahim nga kategoria e dytë greke, sulmuesi Çarls Atsina pas pak muajve që luajti te Vllaznia dhe disa të rinj të tjerë, si Kledjan Demiraj nga të rinjtë e Partizanit, Denis Balaj nga Vllaznia dhe Julian Shehu nga kategoria e tretë greke.
Janë larguar krejt papritur dy futbollistët e ardhur nga Sutjeska, kampione e Malit të Zi, mbrojtësin Nikola Stijepoviç dhe sulmuesin Igor Poçek, ndaj ka ende paqartësi.
LISTA E FAZËS
- Klajdi Kuka
- Erkan Spahija
- Bruno Puja
- Vilson Lila
- Emiliano Çela
- Dejan Shehi (huazim)
- Lukman Hussein
- Skënder Lilaj
- Rigers Hoxha
- Albert Caca
- Xhynejt Çutra
- Patrik Bardhi (huazim)
- Sokol Mziu
- Ersil Ymeri
- Aleksandros Abdel Rahim
- Çarls Atsina
- Taulant Marku
- Jurgen Vatnikaj
- Kledjan Demiraj
- Sokol Neziri
- Denis Bala
- Julian Shehu