Presidenti i shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit ka paralajmëruar se “xhaketat e zeza” mund të bojkotojnë kampionatin nëse policia nuk rikthehet në stadiume. Kastrati i konsideroi tronditëse ngjarjen e ndodhur në Kamzë ku u godit gjytari Eldorian Hamiti.
KASTRATI – “Është një moment i vështirë i futbollit shqiptar, pamjet tronditin çdo individ. Jeta e gjyqtarëve është në rrezik. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje ne si Shoqata e Bashkimit të Arbitrave shqiptare kemi bërë prononcimet tona ku kemi kërkuar të bëjmë çmos për të ndalur dhunën që vjen si rrjedhojë e veprimeve të policisë për të mos garantuar sigurinë në stadiumet e Shqipërisë siç”.
“Për këtë problem ne kërkojmë rikthimin e policisë në stadiume. Për këtë çështje do të mblidhet komiteti ekzekutiv i arbitrave, ndoshta do të na duhet të marrim vendimin për të bojkotuar kampionatin”, tha Kastrati.