Te Juventusi janë tërbuar pas kartonit të kuq që Feliks Bryh i dha Kristiano Ronaldos në minutën e 29-të kundër Valencias. Te bardhezinjtë tanimë shpresojnë që të mos ketë dënim disiplinor për portugezin, por duket e vështirë që të ndodhë diçka e tillë.
kartoni i dhënë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Juventusit dhe reagimi i Pavel Nedved ka qenë i menjëhershëm. Zëvendëspresidenti i bardhezinjve i është drejtuar tunelit të stadiumit në pushim të ndeshjes raporton “Marca”.
Ish-mesfushori çek ka kërkuar sqarime nga arbitri i ndeshjes, madje duke e ngritur zërin. Sigurisht që gjithçka është mbajtur shënim dhe për Nedved me shumë mundësi do të ketë një dënim. Nga ana tjetër gjyqtari ka ruajtur qetësinë dhe ka vijuar rrugën e tij.