Kartoni i kuq ndaj Valencias, UEFA merr vendimim për Kristianon

Të gjithë e kujtojnë ndeshjen e javës së kaluar në Champions, mes Valencias dhe Juventusit. Incidenti që ra më shumë në sy dhe shkaktoi shumë polemika ishte kartoni i kuq i dhënë nga Feliks Bryzh në dëm të Kristiano Ronaldos.

Pikërisht pak momente më parë është marrë vendimi nga komisioni i UEFA-s për sa i përket kësaj çështjeje. Juventus dhe Ronaldo duket se shpëtojnë me vetëm një ndeshje pezullim. Portugezi gjithashtu duhet të jetë i lumtur, pasi me këtë vendim nuk cenohet rikthimi i tij në “Old Traford” ndaj Mançester Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *