Në futboll ka raste të ndryshme kur një lojtar vendos të ndëshkohet me karton të verdhë për të munguar në ndeshjen e radhës, që mund të jetë e thjeshtë në letër, ose pa asnjë vlere. Por, një rast unik nga vjen nga futbolli rus.
Leandro Paredes aktivizohet me Zenitin dhe në sfidën kundër Akhmat Groznit, të fituar nga ekipi i tij me rezultatin 1-0, është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 83. Deri këtu nuk asnjë gjë të veçantë, por siç zbulojnë mediat ruse, ky ishte një veprim i qëllimshëm i mesfushorit shkatërrues. Argjentinasi është një fans i zjarrtë i Bokës dhe ai nuk dëshiron të humbasë finalen e madhe të Kupës së Libertadores kundër River Plejt.
Asnjë argjentinas nuk dëshiron ta humbasë këtë sfidë, aq më tepër që këtë vit zhvillohet për trofeun prestigjioz të futbollit amerikano-latin. Në Rusi e akuzojnë 24-vjeçarin, i cili ka luajtur më parë në Itali me Romën dhe Empolin, se e ka marrë me qëllim kartonin për të ndjekur klasiken e famshme, e programuar me datë 10 nëntor në stadiumin “La Bombonera” të Bokës, ndërsa sfida e kthimit do të luhet me datë 24 nëntor në “Monumental de Nunez”.
Paredes ka kryer një faull të frikshëm nga mbrapa, totalisht i panevojshëm, duke lënë Zenitin me një lojtar më pak në shtatë minutat e fundit të ndeshjes. Në Rusi janë të bindur për ndërhyrjen e qëllimshme të argjentinasit dhe në faqen e tij në rrjetet sociale kanë shpërthyer kritikat e tifozëve të ndryshëm.