Karriera në “pikiatë”, njihuni me 5 futbollistët që kanë prekur fundin

Në futboll asgjë nuk është e sigurt. Me qindra lojtarë kanë prekur majat dhe më pas kanë janë harruar në harkun e pak viteve ose muajve. Disa prej tyre këtyre rasteve janë krejtësisht të pashpjegueshme. Moshë relativisht e re dhe dëmtime të pakta, është e vështirë të kuptosh se si kanë përfunduar kështu pesë lojtarët të renditur më poshtë.

1.Alesio Çerçi

Disa prej jush mund ta kujtojnë sezonin fantastik të Alesio Çerçit me Torinon në sezonin 2013/2014 ku shënoi 13 gola dhe regjistroi 10 asiste. Paraqitjet e mira me ekipin “granata” i garantuan një vend për në Botërorin “Brazil 2014” dhe më pas një transferim me vlerë 16 milionë euro te Atletiko Madrid. Çuditërisht menjëherë pas asaj vere filloi pikiata e italianit. Katër vite e gjysmë, 6 klube të ndryshme dhe vetëm 9 gola në kampionat. Së fundmi 31-vjeçari ishte pjesë e ekipit modest të Superligës turke Ankaraguçu, ku u largua pas vetëm 4 muajsh për shkak të vonesave në pagave.

2.Kevin Groskrojc

Kevin Groskrojc ishte një ndër 23 lojtarët që morën një medalje kampioni bote në Botërorin “Brazil 2014”. Tanimë futbollisti gjerman është 30 vjeç, por luan në nivele gjysmëprofesioniste. Bëhet fjalë për ekipin e Uerdigen që militon në kategorinë e tretë gjermane. Rrugëtimi i Grosrojc është i tepër i veçantë nga titullar i padiskutueshëm te Borusia Dortmund në katër vite përfundoi në kategorinë e tretë gjermane, për më tepër është akoma në një moshë ku supozohet të jetë ende në kulmin e tij. Gjermani  nuk pa pasur asnjë dëmtim afatgjatë, por ndoshta bëmat jashtë futbollit kanë ndikuar në këtë rënie drastike.

3.Benedikt Hëvedez

Në ndryshim nga Groskrojc që nuk u aktivizua në asnjë ndeshje në Botërorin e 2014-ës Benedikt Hëvedez bëri krejt të kundërt. Titullar me minuta të plota në 7 ndeshjet historike të Gjermanisë gjatë atij turneu, duke bërë një punë të shkëlqyer si mbrojtës i majtë, edhe pse nuk ishe pozicioni i ideal. Të gjithë prisnin që futbollisti shtatlartë të largohej nga Shalke, që e bëri pasi u huazua nga Juventusi në një marrëveshje me të drejtë blerje, por aventura në Torino rezultoi një katastrofë. Tani luan në kampionatin rus ku ka firmosur me Lokomotivën e Moskës.

4.Fabio Koentrao

Për vite me radhë Fabio Koentrao u bë një makth për brazilianin Marselo duke e ulur në stol në periudha të ndryshme yllin e “Seleçaos” kur ishte pjesë e Real Madrid. Tanimë 31-vjeçari ka pësuar një regres të frikshëm. Kombëtarja e Portugalisë e ka harruar krejtësisht. Koentrao tani aktivizohet me Rio Aven, skuadër e mesit të tabelës në kampionatin portugez. Portugezi ka pasur një reputacion si një duhanpirës i thekur dhe si një nga ata lojtarë që nuk rrinin dot më shumë se një javë larg klubeve të natës, ndoshta kjo ka ndikuar jo pak.

5.Arda Turan

Një ndër heronjtë  e titullit të Atletiko Madrid në sezonin 2013/2014 ishte padyshim Arda Turan. Barcelona mori shërbimet e turkut për 40 milionë euro, por kalimi te katalanasit nuk dha rezultatet që të dyja palët prisnin. Turan tani është rikthyer në Turqi te skuadra e Bashakshehirit, por jeta në një qytet si Stambolli nuk mund të ishte e qetë për mesfushorin, i cili krahas stolit të rezervave ka provuar dhe qelitë e shtetit turk për shkak të një sherri në një klub nate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *