Karriera më e rëndësishme se kombi! Van Dijk nuk kërkon të rrezikojë, mungon në Europian

Dy vite më parë, Virgil Van Dijk zuri vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të Topit të Artë, ku përpara tij ishte pikërisht Lionel Messi. Që prej atij momenti asnjë gjë nuk ka shkuar mirë për mbrojtësin hollandez, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentin e këmbës. Edhe pas rehabilitimit nga ky lëndim, Van Dijk ndjen akoma dhimbje, duke u detyruar të mos bëhet pjesë e Kombëtares së Hollandës në Euro 2020. Lajmin e ka pranuar vetë Van Dijk për ëebin zyrtar të Liverpool.

“Me gjithçka që po ndodh, kam arritur në një përfundim që është më mirë për mua të mos bëhem pjesë e Euro 2020, duke ndjekur seancat e fizioterapisë gjatë kohës së pushimeve. Kështu e gjithë vëmendja ime do të jetë në parasezonin me skuadrën e Liverpool. Sigurisht që jam shumë i mërzitur që nuk do të mund të ndihmojë Kombëtaren dhe të udhëheq shtetin tim në këtë kompeticion. Por gjërat nuk kanë qenë në favorin tim dhe më duhet ta pranoj, të gjithë duhet ta pranojnë”- ka thënë Van Dijk lidhur me pjesëmarrjen në Europian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online