E rrallë/ Oferta të shumta dhe gjesti i madh, Ajaksi vendos që të shkrijë trofeun për t’i dërguar yje tifozëve

Një gjest simbolik ka ardhur nga Ajaksi për tifozët e tij në këto kohë të pazakonta. Për shkakun e COVID-19, sportdashësit nuk kishin mundësi që të shihnin ekipin e zemrës nga stadiumi. Por të gjithë tifozët që i qëndruan besnik Ajaksit dhe kishin biletat sezonale do të shpërblehen.

Skuadra e madhe holandeze vendosi që shkrijë trofeun që ka marrë në “Eredivisie” për ta shndërruar atë në 42.000 yje të vegjël argjendi. Kjo do të vijë si dhuratë për secilin nga mbajtësit e bileta të sezonit duke i falënderuar për mbështetjen.

Ndërkohë kopja e dytë e trofeut do të shkojë në muzeun e klubit. E në këtë moment kanë qenë të shumta kërkesat e tifozëve të tjerë që kanë ofruar nga 900 euro për ta pasur një yll të vogël argjendi si kujtim. Mbetet të shihet nëse disa prej tyre do të shiten me lekë pasi disa tifozë kanë hequr dorë nga dhurata teksa i takonte më shumë se një e tillë në familje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online