Karius bëhet “pasha”, zyrtarizimi ndryshe i portierit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Loris Karius lë Liverpulin dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Turqi me bardhezinjtë e Beshiktashit. Portieri gjerman po kalonte një periudhe jo të mirë te Liverpuli, që pas asaj humbjeje në finalen e Ligës së Kampioneve. 24-vjeçari ishte protagonist me gabimet e tij.

Ai pati kontestime edhe nga tifozët, çka bëri që trajneri Jurgen Klop, i cili pat marrë nga Mainzi, të hiqte dorë nga shërbimet e portierit. Gjithsesi Liverpuli nuk heq dorë përfundimisht nga shërbimet e Karius, pasi në Turqi kalon në formë huazime.

Momentalisht nuk bëhen me dije detaje të transferimit, por Beshiktashi në “twitter” e ka zyrtarizuar portierin në një mënyrë krejt ndryshe: duke vendosur foton e tij si cover.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *