Erando Karabeci ka humbur vendin e titullarit prej javësh, por situata duket se merr përmasa të tjera, pasi për kapitnin nuk ka vend as në 18-she në ndeshjen me Partizanin. Një takim kaq special, mesfushori është i detyruar që ta ndjekë nga shkallët e stadiumit, si një tifoz.
“Supersport” po ashtu ka zbuluar se presidenti Refik Halili u ka premtuar lojtarëve një shpërblim në rast fitorja. Bardheblutë kanë plot 13 takime pa fitore ndaj Partizanit dhe kjo gjë duket se rëndon, ndaj numri një i klubit ka motivuar skuadrat e tij.
Atmosfera në rrugët e kryeqytetit ka nisur të ndihet dhe skuadrat pas pak minutash pritet që të mbërrijnë në ambientet e stadiumit.