Dëmtimi i Qakës, presidenti i Steaus tregon se sa do të mungojë shqiptari

Mesfushori shqiptar, Kamer Qaka, nuk bëri një hapje të mirë me ekipin e Steaus së Bukureshtit. Ai u fut si zëvendësues në pjesën e dytë dhe u dëmtua në minutën e 75-të duke lënë fushën e lojës me probleme. Shqiptari nuk ndihmoi ekipin e tij në ndeshjen hapëse të kampionatit rumun, pasi u mposht nga goli i Llullakut në fushën e Astras.

Qaka ka bërë ekzaminimet e para dhe nga rezultatet ka dalë se shqiptari nuk ka një dëmtim serioz. 23-vjeçari ka një kontraktim të fortë në muskuj, por asgjë më shumë se aq. Shtatshkurtri nuk do të jetë i gatshëm në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të Europa Leagues kundër Rudarit.

Lojtari do të jetë në dispozicion të trajnerit në ndeshjen e dytë të kampionatit. “Qaka ka një kontraktim, do të rikthehet shpejt”, – u shpreh presidenti Xhixhi Bekali në lidhje me mesfushorin shqiptar. Aventura e tij nuk ka nisur si duhet, por në Rumani kanë besim te aftësitë e lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online