Kapiteni i Teutës ironizon emisionet sportive, Arapi: Përveç këtyre përputhasve, pse nuk merrni analist edhe…

Me nisjen e një eventi madhor si Euro 2020, ka nisur edhe maratona e emisioneve sportive, ku komentohen e analizohen ndeshjet e luajtura përgjatë këtij kompeticioni. Por ajo që vihet re është prezenca gjithnjë e më tepër e personave që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sportin.

Diçka e tillë ka rënë në sytë e Renato Arapit. Kapiteni i Teutës ka shpërndarë një “story“ në llogarinë e tij në “Instagram“, ku nuk e kursen aspak ironinë me emisionet sportive në vendin tonë.

“Përveç këtyre përputhasve, për analistë të Kampionatit Europian 2021 mund të thërrisni edhe Keben se të paktën ka dalë kampion si durrsak që është“, shkruan Renato Arapi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online