Kapiten i përjetshëm, analiza e Lorik Canës për Kombëtaren

Lorik Cana është githmonë e më pranë Kombëtares, në këtë periudhë të vështirë që po kalon skuadra. Një kapiten në fushë kur luante me ngjyrat kuqezi, por edhe një kapiten i përjetshëm i Kombëtares. Nga Ber Sheva, përpara ndeshjes me Izraelin, ai analizoi situatën në Kombëtare, nga ndryshimet e Panuçit me paraardhësin e tij, De Biazi, te emrat e lojtarëve të përveçëm dhe çështja e kapitenit, pasi për muaj me radhë shiriti kaloi nga njëri lojtar te tjetri.

“Ndryshimet në Kombëtare? Duhet parë në dy aspekte. Ekipi gjatë gjithë asaj periudhe ka marrë eksperiencë dhe dinë të luajnë mirë me njëri-tjetrit, ia njohin cilësitë dhe vështirësitë shokut që kanë në krahë. Lojtarët duhet të japin përgjigje me përvojën që kanë marrë. Është një gjeneratë që ka arritur pjekurinë dhe mund të luajë në nivele të larta. Pas ndryshimit të trajnerit dhe afrimit të lojtarëve të rinj, duhet ende kohë që të arrijnë formën më të mirë. Është e natyrshme që ekipi duhet të përshtatet me pritshmëritë që kanë krijuar”.

“I njohim mirë cilësitë e Balajt, që ka përvojë dhe është një prej pikave kryesore të skuadrës. Mungesa e Armando Sadikut peshon, sepse ai ka një tjetër lloj cilësie. Eros Grezda ka qenë disa muaj i dëmtuar, nuk ka gjetur rregullsi në aktivizim, por është një forcë për vitet e ardhshme. Pjesa tjetër e ekipit ka vite që luan bashkë”, shtoi Cana për “SuperSport”.

“Kundërshtari na vendosi në vështirësi në Elbasan, mundohet të mbulojë pikat e dobta në mbrojtje, duke i kompensuar me lojtarët shumë të shpejt dhe teknikë në sulm. Duhet të jemi të aftë ti lexojmë këto momente, por edhe të shfrytëzojmë pikat e tyre të dobta. Mungesa e besimit ishte një pikë ku duhej të punonim”.

“Shiriti? Sinqerisht jam jashtë kësaj çështje. Është një zgjedhje që nuk kam asgjë për të thënë, janë trajneri, lojhtarët dhe federata që duhet ta zgjidhin. Mërgimi ishte nga profilet që mund ta bënte këtë detyrë dhe deri sa ia kanë besuar kanë bërë shumë mirë. Nëse shiritin e kalon te dy apo tre lojtarë, mund të krijohet ndonjë problem. Megjithatë, kemi patur gjëra më të rëndësishme për tu marrë sesa kjo e shiritit, por më bëhet qejfi që u zgjidh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online