Kapet me shpejtësi të madhe, Edon Zhegrova gjobitet nga Policia e Kosovës

Edon Zhegrova është rikthyer për disa ditë në Kosovë, ku po kalon pushimet verore me të afërmit e tij. Tashmë që sezoni futbollistik në Zvicër ka mbaruar, lojtari që luan tek Përfaqësuesja dardane ka vendosur të shijojë disa momente të bukura në vendlindje. Mirëpo duket se Zhegrova ka vendosur te mos i respektojë rregullat e qarkullimit, gjatë kohës që lëviz me makinë.

Policia e Kosovës bën të ditur se futbollisti Edon Zhegrova është kapur me shpejtësi të lartë në autostradën Prishtinë-Ferizaj. Radarët e policisë rrugore kanë treguar se shpejtësi kanë qenë shumë më e madhe se ajo normalja, çka i ka detyruar punonjësit ta ndalojnë. Megjithatë, Zhegrova ja ka hedhur vetëm me një gjobë, duke i shpëtuar shoqërimit në rajon të policisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online