Dallgët e jetës/ U regjistrua për të nisur punë jashtë futbollit, përqafon mamanë pas fitimit të “Champions League”

Një histori motivuese e ardhur nga finalja e “Champions League” ishte edhe ajo e Eduard Mendy. Portieri që po preferohet nga ana e Tuchel te Chelsea po jep rezultate fantastike. Ky gardian mbeti i papunë rreth 6 vite më parë, më saktësisht në majin e 2015, pasi u la i lirë nga Cherbourg.

Në atë moment Mendy u rregjistrua në një zyrë për të nisur punë jashtë futbollit dhe mendoi seriozisht për ta mbyllur me këtë sport. Megjithatë në majin e 2021, dallgët e jetës janë ato që e ngrenë sërish në sipërfaqe.

Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të ndeshjes Manchester City-Chelsea, Mendy vrapon drejt mamasë së tij për ta përqafuar pasi është shpallur si kampion në “Champions League”, duke qenë njëkohësisht portieri i parë afrikan që e fiton këtë trofe. Të dy mes lotëve të gëzimit sjellin në kujtime edhe gjithë vështirësitë për të mbërritur në një moment të tillë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online