Kapelo refuzon Milanin: Por Montela s’ka faj!

Trajneri i njohur italian: Kuqezinjtë kanë gabuar te projekti. Më mirë sesa të merrnin shumë lojtarë, mjaftonin 3 top player në pikat e dobëta

Fabio Kapelo përjashton në mënyrë kategorike një rikthim të tij të mundshëm në stolin e Milanit. “I kam dhënë kaq shumë kuqezinjve. Italia është gjithnjë në zemrën time, por kam pasur fatin të punoj në Spanjë, Angli, Rusi dhe tani edhe në Kinë dhe jam pasuruar, sepse vetëm duke udhëtuar pasurohesh me dije dhe kulturë. Ajo te Zhiangsu Suning është eksperienca ime e fundit, doja të rikthehesha të stërvisja një skuadër klubi dhe ia arrita. Kam ende edhe një vit kontratë dhe më pas do të shkoj me pushime”. Pra, nuk do të ketë asnjë pistë romantike në rastin e ndonjë shkarkimi të Montelës nga Milani.
PROJEKT i GABUAR – Don Fabio, i intervistuar nga “Radio Anch’io Sport”, ngel në klasë projektin e rindërtimit të Milanit, por shpëton trajnerin Montela. “Kur bëhen revolucionet, me shumë lojtarë, duhet t’i japësh kohë trajnerit. Ndoshta gafa është një tjetër. Skuadra duhej përforcuar në pikat e dobëta. Më shumë sesa të blesh lojtarë të shumtë, ishte më mirë të merrnin tre lojtarë të rëndësishëm që të bënin me të vërtetë diferencën”, ka thënë Kapelo.
NAPOLI DHE INTERI — Pra, Milani i ri nuk e bind Kapelon, edhe jashtë fushë. “Në Kinë flitet më shumë për Interin sesa për Milanin. Është një mëkat që kuqezinjtë gjenden në këtë situatë pasi kanë shpenzuar kaq shumë”. Ndërsa Napoli dhe Interi kanë goditur trajnerin aktual të Suning. “Kam parë një futboll të madh siç nuk shihej prej shumë kohësh në Itali. Arbitri ndërhyri shumë pak herë sepse topi udhëtonte me njëmijë kilometra në orë. Janë përballur dy stile të ndryshme, por ia vlente të zgjohesha në 2:30 të mëngjesit për ta parë”.
TEKNOLOGJIA – Çfarë mendon Kapelo për Var-in? “Unë kam qenë gjithnjë i favorshëm për Var-in, ndihmon shumë. Unë e pagova shtrenjtë me Anglinë mungesën e teknologjisë, sepse nuk u akordua një gol i rregullt një metër e gjysëm brenda vijës”.
BOTËRORI – Dhe Don Fabio shtrëngon duart përpara plejofit me Suedinë për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusisë. “E gjithë Italia të shtyjë kombëtaren, dua të shoh një San Siro të tejmbushur për të arritur kualifikimin. Nuk mund ta imagjinoj një Kupë Bote pa Italinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online