Interi humbet pikët dhe lojtarët, në derbi pa dy titullarë

0

Fundviti ters për Interin, që brenda një jave ka humbur dy ndeshje rresht dhe nga kryesues, e sheh veten 5 pikë larg Napolit e 4 pas Juventusit.

Luçiano Spaleti po merr goditje të forta në fushë, por edhe jashtë saj, sepse në ndeshjen kundër Sasuolos u dëmtuan dy titullarë.

Mbrojtësit D’Ambrozio e Miranda dolën nga fusha të dëmtuar dhe do të mungojnë në derbin e së mërkurës në kupë, por janë në dyshim të madh edhe për ndeshjen e 30 dhjetorit kundër Lacios.
Është një goditje e rëndë mbi të gjitha për faktin se Interi nuk ka ndonjë stol cilësor dhe mbeten në dispozicion vetëm Nagatomo e Ranokia, ndërsa stoli do të mbetet bosh.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.