Kaos në futbollin uruguaian, FIFA shkrin federatën

Futbolli në Uruguai po kalon një moment krejt të pazakontë. Dorëheqja  a papritur e presidentit Uilmar Valdez bëri që institucioni të bie në kaos dhe tani është radha e FIFA-s për ta kthyer situatën në normalitet.

Një komision i posaçëm i ngritur nga FIFA do të merret përkohësisht me mbarëvajtjen e kampionateve dhe me menaxhimin e kombëtares. Ka dyshime të forta se dorëheqja e ish-presidentit Uilmar Valdez ndodhi si pasojë e një skandali korrupsioni, dhe kompromisi ka qenë dorëheqja, që problemi të mos dilte në dritë.

FIFA ka të drejtë të marrë kontrollin e federatave nëse shikon parregullsi në administrimin e institucioneve. Një tjetër federatë e madhe që rrezikon të shkrihet është ajo e Australisë, pasi FIFA ka dyshime mbi marrëveshjet e biznesit që federata e atij vendi ka lidhur me kompani të ndryshme biznesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online