Miliona nga Champions, UEFA zbulon shumat

UEFA ka publikuar shpërndarjen e milionave të ardhurave nga Liga e Kampioneve për sezonin 2017-2018. Të ardhurat gjithsej që UEFA do të grumbullojë llogariten në afro 2.350 milionë euro, nga të cilat më shumë se gjysmat do t’i shpërndahen ekipeve pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve. Ndërkaq, 282 milionë euro, ose rreth 12% e shumës së përgjithshme do të shkojnë për mbulimin e kostove administrative, teksa 8.5% e shumës së përgjithshme do të shkojnë për pagesa të ndryshme.

Secili prej 32 klubeve pjesëmarrës në fazën në grupe do të përfitojnë nga 12,7 milionë euro secili për pjesëmarrjen në këtë fazë. Çdo fitore në Champions vlen 1.5 milionë euro, teksa çdo barazim vlen 500 mijë euro.

Për 16 skuadrat që do të vazhdojnë më tej garën do të shtohen nga 6 milionë euro të ardhura, që do të shtohen dhe me 6.5 milionë euro të tjera në rast kualifikimi për në çerekfinale. Kualifikimi në gjysmëfinale vlen dhe 7.5 milionë euro të tjera. Për fituesin e Ligë së Kampioneve do të ketë një shpërblim prej 15.5 milionë euro, teksa finalisti tjetër do të përfitojë 11 milionë euro.

Në rastin më të mirë, klubi kampion do të përfitojë gjithsej 57.2 milionë euro, pa folur për të ardhurat e siguruara nga burime të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online