Kamzës i rikthehen tifozët, publikohen çmimet për takimin me Flamurtarin

Kamza nuk po kalon një moment dhe aq të mirë, kjo për faktin se humbja në Gjirokastër ishit e treta radhazi për skuadrën nga periferia e kryeqytetit. Skuadra e Klodian Duros do të tentojnë që të bëjë kthesën në ndeshjen me Flamurtarin.

Për këtë sfidë kamzalinjtë do të kenë dhe mbështetjen e tifozerisë. Një dënim i marrë që në ndeshjen e fundit edicionit të shkuar, skuadra e Kamzës ishte e detyruar që t’i luante ndeshjet e para si pritëse pa praninë e mbështetësve. Dënimi ka përfunduar dhe në takimin me vlonjatët tifozët kanë mundësinë që ta ndjekin ekipin nga afër.

Vetë klubi i Kamzës ka publikuar çmimet për ndeshjen e kësaj të diele, e cila do të luhet në orën 13:45. Mund të thuhen se janë çmime shumë optimale, kjo për faktin se një biletë në tribunën përballë do të jetë vetëm 100 lekë të reja, ndërsa në tribunë do të kushtojë 500 lekë të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online